![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
Tatimet: Si te deklaroni te ardhurat individuale
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përmes një udhëzuesi, ka bërë me dije se çdo individ rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë në vit, në mbështetje të Ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, është i detyruar të paraqesë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave.
Afati për dorëzim është data 30 prill
Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave është e detyrueshme të paraqitet gjithashtu edhe nga individët jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë.
Individët janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat e tatueshme si më poshtë:
• Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit
• Të ardhurat bruto nga dividenti
• Të ardhurat bruto nga qiraja
• Fitimi kapital nga shitja e pasurisë së palujtshme në pronësi të deklaruesit
• Të ardhura bruto nga interesat bankare
• Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të palujtshme
• Shuma bruto të fituara nga lotaria apo lojëra të tjera të fatit.
• Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë e tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike.
• Fitimi kapital nga dhurimi.
• Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
• Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart
Plotësimi i pasaktë i Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave mund të shkaktojë vendosjen e penaliteteve për individin deklarues. Tatimi i llogaritur mbi pagat dhe shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, është kuti e lirë boshe në deklaratë dhe plotësohet nga vetë deklaruesi. Individi deklarues, do të llogarisë tatimin mbi të ardhurat personale nga pagat dhe shpërblimet për të gjitha të ardhurat nga pagat që përfitohen gjatë muajit, edhe në rastin kur ai i përfiton këto paga nga punëdhënës të ndryshëm
Në bazë të shumës së pagave të përfituara në total nga të gjithë punëdhënësit, individi bën llogaritjet sipas skemës së mëposhtëme :
– Për shumën e pagave mujore deri 30.000 lekë tatimi është zero përqind
– Për shumën e pagave mujore nga 30.001 lekë – 130 000 lekë tatimi është 13 për qind e shumës mbi 30 000 lekë
– Për shumën e pagave mujore nga 130 001 lekë e më tepër tatimi është 13,000 lekë plus 23 për qind e shumës mbi 130,000 lekë
Tatimi i llogaritur në këtë mënyrë për çdo muaj të vitit, mblidhet për të 12 muajt e vitit dhe hidhet në një shumë të vetme në kutinë 4 të deklaratës, e cila përfaqëson tatimin vjetor të llogaritur për pagat dhe shpërblimet. Deklarimi i të ardhurave, kujton DPT, përveç se është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij./Monitor
Më të lexuarat
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)
![78 per qind e shqiptareve ne moshe te rritur kane llogari bankare 78 per qind e shqiptareve ne moshe te rritur kane llogari bankare](images/news/llogari bankare 78 perqind shqiptareve.jpg)
![Super tenderet per mirembajtjen e rrugeve, ARRSH 7.3 mld leke per 4 rajonet e vendit Super tenderet per mirembajtjen e rrugeve, ARRSH 7.3 mld leke per 4 rajonet e vendit](images/news/arrsh 4 tendera mirembajtje rruge.jpg)
![Celja e sezonit turistik, Policia publikon masat per kufizimin e disa mjeteve e akseve ne vend Celja e sezonit turistik, Policia publikon masat per kufizimin e disa mjeteve e akseve ne vend](images/news/policia plan masazh kufizime sezoni turistik.jpg)
![Temperatura rekord, Greqia mbyll atraksionet turistike, shkollat dhe cerdhet Temperatura rekord, Greqia mbyll atraksionet turistike, shkollat dhe cerdhet](images/news/greqi temperatura rekord mbyllen shkolla.jpg)
![Mikrokredia ne nivele rekord, mbi 200 mije kliente aktive ne 2023 Mikrokredia ne nivele rekord, mbi 200 mije kliente aktive ne 2023](images/news/mikrokredia rekord ne 2023.jpg)
![Lehtesohen procedurat e lejeve te ndertimit per objektet bujqesore dhe te banimit ne fshat Lehtesohen procedurat e lejeve te ndertimit per objektet bujqesore dhe te banimit ne fshat](images/news/procedura leje ndertimi lehtesim fshat.jpg)
![Media britanike: Shqiperia destinacioni me emocionues per pushime familjare Media britanike: Shqiperia destinacioni me emocionues per pushime familjare](images/news/turizmi shqiperi britanikja artikull.jpg)
![Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit](images/news/yeldi bono ulje norma interesi.jpg)